• Fakulteti i Sigurimeve

    Industria e Sigurimeve është sektor i ri i krijuar në Kosovë dhe nevojat për kuadër profesional nga kjo fushë janë shumë të mëdha.

    Ky Fakultet do të mundësojë edukimin e kuadrit të nevojshëm në të gjitha lëmitë e sigurimeve, duke filluar nga teknikat dhe procedurat e marrjes në sigurim (underwriting), pastaj trajtimin e dëmeve, teknikat e shitjes, menaxhimin financiar nga fusha e sigurimeve, çështjet juridike, njohuri në lidhje me aktuaristikën etj.

    Kjo do të mundësojë që studenti i diplomuar në këtë Fakultet do të jetë i gatshëm për t’u kyçur në menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme në industrinë e sigurimeve gjegjësisht kompanitë e sigurimeve Jo Jetë dhe Jetë në Kosovë.

    Emri i Fakultetit: Fakulteti i Sigurimeve Studimet BA

    Fillimi i punës: Viti akademik 2006/2007
    Kohëzgjatja e studimeve: Tre (3) vjet, (gjashtë) semestra ECTS
    Kredi: 180 (tri vite nga 60 kredi)
    Licenca: Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë jep licencën prej 09.05.2007 me numër reference 586/02-1 në kohëzgjatje për pesë ( 5 ) vite akademike, duke filluar nga gjenerata 2006/07

    Mënyra e studimit:
    1. Studime të rregullta
    2. Studime me korrespodencë.

    Titulli i fituar-Diploma: Bachelor i Sigurimeve
    Numri i studentëve: Në gjeneratën 2006/07 janë regjistruar 41 studentë, prej të cilëve 31 të rregullt dhe 10 me korrespodencë, ndërsa gjenerata 2007/08 gjithsej 41 prej të cilëve 34 të rregullt dhe 7 me korrespodencë.

    Lëndët kryesore:
    Viti I: Bazat e Sigurimeve, Ekonomia e Ndërmarrjes në Sigurime, Bazat e Menaxhimit, Principet e Menaxhimit me Risk, Marketing, Praktika në Sigurime, Statistikë.

    Viti II: Operacionet e Sigurimeve, Risigurime, Kontabiliteti i Sigurimeve, E Drejta në Sigurime, Matematika Aktuaristike, Marketing Hulumtues, Shkrim Akademik.

    Viti III: Sigurimi Jo Jetësor, Menaxhimi i Sistemeve Informative të Biznesit, Sigurimi Jetësor dhe Shëndetësor, Analiza dhe Kontrolli i rrezikut në Sigurime, Sistemi Financiar (Institucionet dhe Tregjet), Tregtia Ndërkombëtare e Sigurimeve, E Drejta e Kontratave në Qarkullimin Ndërkombëtar, Menaxhimi Prodhues – Njohja e Mallrave.

    Këto lëndë (dhe të tjera) janë në lidhshmëri të ngushtë me trendet evropiane, me logjikën e tregut të lirë, politikat konkurruese, standardet dhe vlerat demokratike dhe me fuqinë punëtore të secilës organizatë duhet të udhëheqin njerëzit profesionistë.
    Një ekspert i sigurimeve është përgjegjës për mirëvajtjen adekuate të kompanisë së sigurimeve apo ndërmjetësuesit të sigurimeve. Studentët e diplomuar në Sigurime janë më të kërkuarit nga kompanitë e sigurimeve dhe sektorë tjerë që janë të lidhur me këtë fushë.

    Duke pasur parasysh rëndësinë e sigurimeve në çdo shoqëri dhe në çdo ekonomi ky Fakultet do të krijojë bazat e nevojshme për të pajisur industrinë e tërësishme të sigurimeve me kuadrin e nevojshëm dhe profesional.

    Studimet MA Kohëzgjatja: Dy (2) vjet.

    Numri i studentëve: Gjenerata 2006/2007 ka gjithsejt 14 studentë, ndërsa gjenerata 2007/2008 gjithashtu 14 studentë.

    Lëndët kryesore: Metodologjia e Hulumtimeve Shkencore, Raportimet Financiare, Principet e Sigurimet të Pronës, Menaxhimi i Marketingut në Kompanitë e Sigurimeve, Menaxhimi i Riskut, Tregtia Ndërkombëtare e Sigurimeve, Sigurimi Jetësor dhe Shëndetësor, Marketingu Ndërkombëtar, Principet e Risigurimit.

    Titulli i fituar: Me përfundimin e programit, kandidatët fitojnë titullin Master në Sigurime (MA).

    Dekanati: Dekan: Prof. Dr. Sreten Miladinoski,
    e-maili: sreten.miladinoski@universitetipjeterbudi.com
    komunikimi përmes e-mailit në çdo kohë, orari i konsultimeve: e shtunë, ora 10:00-11:00

    Bashkëpërgjegjës për programin: Mr.Sc. Ibish Mazreku
    e-maili: ibish.mazreku@universitetipjeterbudi.com ose imazreku@gmail tel: 038 234 566, çdo ditë pune prej ora 11-18.

    Linqe: www.bqk-kos.org www.iak-ks.org Ligjet: http://www.mpms-ks.org/data/File/Ligjet/RregLTHP.pdf htp://www.mpms-ks.org/data/File/Ligjet/2003_19_al.pdf

    ^ top
kthehu mrapa
18:36 

Albumi

Anketa

A ka cfare iu ofron Kosova turisteve te huaj?
Po
Jo